“Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebrenicë dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE”.

Kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla, në një deklaratë para gazetarëve ditën e sotme.

“Për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë dhe të gjithë biem dakord që Shqipëria e ka dënuar këtë masakër. Shqipëria ka qenë mbështetëse e rezolutave në OKB për dënimin e gjenocidit dhe kemi përshëndetur vendimmarrjet e gjykatës së Hagës ndaj autorëve të kësaj masakre. Në këtë kontekst kemi pasur një propozim me propozuesin. Tritan  Shehut i kam kërkuar që këto çështje të kenë dakordësinë e të gjitha palëve dhe askush nuk duhet të marrë protagonizëm”, tha ai.

Më tej Balla shtoi se në “në korrik 1995 ata që drejtonin Shqipërinë në atë kohë dhe presidenti i asaj kohë ka qenë në mbështetje të makinerisë vrasëse. Berisha furnizonte me karburant makineri vrasëse të presidentit të asaj kohë te Serbisë dhe pasojat që solli ai gjenocid”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: