Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandër Vulin i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

Vulin ironizon Ramën, duke thënë se shqiptarët identifikohen me Esat Pashë Toptanin, të cilin, siç tha ai, nuk mund ta krahasojë me Ramën. Ministri serb shton se Ramën e kujton më tepër për çorapet e tij të çuditshme, sesa për idetë e mira.

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK. U përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi.  Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij.

“Shqiptarët” janë një popull që nxori Esat Pashë Toptanin, kurrë nuk do t’i identifikoj ata me Ramën. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën,  e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të çuditshme sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.

Vulin reagoi pas deklaratave të bëra dje nga kryeministri Edi Rama në mbledhjes e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, duke e akuzuar atë se po përpiqet të krijojë “Shqipërinë e Madhe”, duke kërkuar të marrë atë që sipas tij, i takon serbëve.

Rama përmes një postimi në Tëitter i kërkoi më pas llogari presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç për deklaratën e bërë nga ministri, duke thënë se shpreson që kjo deklaratë të mos jetë e vërtetë, në të kundërt duhet ta ndëshkojë atë për këtë shfaqje të mjerë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb