Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla deklaroi se shumica e vendeve anëtare të BE vlerësojnë faktin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Nga Strasburgu, Balla përmes një postimi në ‘Facebook’ shprehet optimist se do të votohet Rezoluta për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në Strasburg, në Këshillin e Europës për Konferencën Europiane të Kryetarëve të Parlamenteve. Menjëherë më pas në Parlamentin Europian, në seancën plenare ku do të votohet Rezoluta për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qoftë shumica e drejtuesve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE, qoftë shumica e eurodeputetëve bashkëndajnë vlerësimin se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritojnë tërësisht nisjen e bisedimeve për anëtarësim me BE”, shkruan Balla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb