Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari ka thënë se Shqipëria renditet e para në Europë për aplikime për azil. Ai shkruan në “Facebook”, se mungesa e punës, pasiguria, kosto e lartë e jetesës dhe korrupsioni kanë detyruar qytetarët të largohen.

Çështja e incenatorëve thotë ai është dëshmia më e qartë se si një qeveri abuzon me fondet publike, taksat e qytetarëve dhe nuk merr asnjë ndëshkim.

Postimi i Endrit Braimllarit:

Shqiperia e para ne Europe per aplikime per azil.
Mungesa e vendeve te punes, pasiguria, kosto e larte e jeteses, korrupsioni dhe pagat e ulta kane detyruar qytetaret qe te largohen.
Asnje shprese nuk kane qytetaret me qeverine e Rilindjes e cila ka ndertuar nje sistem perfekt abuzimi.
Çeshtja e inceneratoreve eshte deshmia me e qarte sesi nje qeveri abuzon me fondet publike me taksat e qytetareve dhe deri me tani nuk ka asnje ndeshkim.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb