Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka publikuar një video lidhur me të dhënat e Zyrës Europiane për Azilantët ku Shqipëria rezultoi e para sa i përket kërkesave të azilkërkuesve për në BE.

Paloka thotë se Shqipëria nuk është në luftë si Siria, përplasje civile si Venezuela apo konflikte si Afganistani apo Iraku por rezulton e para.

Sipas tij përgjigjia është vetëm Edi Rama, shkaktar i vetëm i krizësë që vazdhon të thyejë rekorde të zeza.

Rama vazhdon te thyej rekordet e zeza qe ka vendosur vete.

Shqipëria nuk është në luftë si Siria, nuk është në përplasje civile si Venezuela, nuk ka konflikte si Afganistani apo Iraku, por rezulton e para për azilkërkues në Bashkimin Europian.
Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama.
Krahasimet në video nuk u lënë shumë vend fjalëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb