Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ka folur mbi vaksinat që ka në dispozicion vendi ynë.

Shehu thotë, se vaksinat kineze të ardhura në Shqipëri kanë një përqindje të ulët efektshmërie. Ai thotë se Shqipëria, nuk është Afrikë Qendrore, e kësisoj nënvizon se qytetarët duhet të trajtohen sit ë barabartë me qytetarët e vendeve të tjera Evropiane.

Shehu sugjeron, që në vend duhet të futen vaksina të certifikuara nga EMA apo FDA, pasi në rast të kundërt, sipas tij, vendi do të përballet me një rrezik të madh kombëtar. Në përfundim të shkrimit, ish-ministri ironizon ku shkruan: “Dhe në fund, kontrolloni edhe datën e skandencës, se ato të mëparshmet…”

“Vaksinat e importuara:
Shqiperia gjithmone dhe me e pa sigurte per te ardhmen Covid dhe varianteve te tij Delta etj.

Kryeministri dhe sot po mburet me 50 mije doza vaksina kineze nga Turqia, qe perbejne shumicen dermuese te vaksinave te perdorur ne Shqiperi.
Krejt jashte standarteve europiane, amerikane, britanike jane keto vaksina.

Miratimi urgjent i OBSh per ato nuk vlen per keto vende, dhe ato te zhvilluara, eshte per nje “bote” tjeter larg tones.
Kinezet vete i japin nje efikasitet 50,3%, gjemanet nen 30% dhe akoma me keq per variantet, pra….

Te pa afta per te mbrojtur nga variantet Covid.

Shqiperia nuk eshte Afrike Qendrore e shqiptaret meritojne te trajtohen si grekerit, italianet, kroatet, gjermanet etj.
Ne Shqiperi duhen pranuar vaksina vetem te certifikuara nga EMA, FDA ose agjensia britanike.

E kunderta perben nje rrezik kombetar dhe nje veper te denueshme.

Kjo per cilesine, se dhe per sasine e aplikuar deri tashti jemi nga fundi i Botes, shume nen mezataren e rruzullit, shume larg nevojave tona, mjafton te shikoni te dhenat e perditesuara.

Dhe ne fund, kontrolloni edhe daten e skadences, se ato te mepareshmet….”, shkruan Shehu.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb