Historia e Gjeorgjisë nis në vitin 1990 me një ndeshje miqësore ndaj Lituanisë. Ndërkohë, pas shpalljes së pavarësisë në prill të 1991-t nga ish-Bashkimi Sovjetik, Gjeorgjia pranohet një vit më vonë në UEFA dhe FIFA. Një nga trajnerët më të njohur që ka drejtuar ka qenë edhe Hector Kuper.

Ndërsa tani Gjeorgjia drejtohet nga ish-lojtari i famshëm i Bayern-it, Wili Sagnol. Renditja aktuale që mban kjokombëtare në FIFA është vendi i 84-t, kurse arritja më e lartë ka qenë në vitin 1998, kur u pozicionua në vendin e 42-të. Mosha mesatare e skuadrës është 26.2 vjeç dhe i gjithë ekipi kombëtar kushton 39.1 milionë euro, ndërsa Shqipëria vlen mbi 100 mln euro.

Lojtari më i shtrenjtë i skuadrës është Kvica Karatskelia. Ndërkaq, shiritin e kapitenit e mban Guram Kashia. Gjithashtu, dy nga lojtarët më të rëndësishëm që kanë luajtur për këtë fanellë janë Levan Kobiashvili dhe Jaba Kankava me 100 paraqitje.

Gjeorgjia vjen nga një formë e mirë në ndeshjet e fundit, teksa ka fituar katër ngapesë përballjet. Interesant është fakti që Shqipëria është “preja” e preferuar e gjeorgjianëve, ku ka grumbulluar shtatë fitore në historinë e saj, më shumë se me çdo ekip tjetër. Shqipëria ka fituar 3 herë, 3 herë të tjera ndeshja ka përfunduar në barazim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb