Në letër, sfida ndaj Gjeorgjisë, nuk ka shumë histori. Ekipi i Edy Rejas shihet si favorit kryesor për të triumfuar në “Air Albania”, pavarësisht se tekniku italian paralajmërojë ndryshime të mëdha në formacion.

Nuk i besojnë ndryshimeve, as kompanitë e basteve të cilat kuotojnë një fitore të mundshme të Shqipërisë me koeficientin 1.85. Një fitore e mundshme e Gjeorgjisë vlerësohet me koeficientin 3.60, ndërsa një barazim i mundshëm me koeficientin 3.40.

Koficentet
Koficentet

Ekipi i drejtuar nga legjenda franceze, Sagnol po kalon një moment shumë të mirë teksa vjen në Tiranë pas katër fitoreve radhazi, duke mposhtur përfaqësuese si Bosnje Hercegovina, Uzbekistani, Suedia dhe Kosova.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb