TIRANE-Televizioni News24 njoftoi i pari lajmin se Shqipëria fiton 3 pikët në ndeshjen me Serbinë. Pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dha vendimin për Shqipërinë, lajmi u shpërnda online në rrjetet sociale ku shpërtheu entuziazmi. “Fitore e merituar”, ‘Drejtësi e vonuar”, “Borxhi i vonë gëzon të zonë” janë shumë prej statusave që kanë mbushur Facebook, ndryshe nga disa muaj më parë kur u lexua indinjata e thellë për vendimin e UEFA, që na mohoi fitoren.

Ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri u zhvillua në muajin tetor të vitit 2014 kur për shkak të dhunës në stadium ndeshja u ndërpre dhe disa futbollistë shqiptarë u mjekuan pas plagëve që morën nga huliganët serb. Shqipëria priti deri në ditën e sotme për të marrë fitoren që do e kishte të garantuar dhe në fushë, nëse nuk do të kishte shpërthyer dhuna.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: