Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar një video pas prezantimit të programit më të ri Shqipëria fiton Mirëqënien.

Basha thotë se Shqipëria ka mbetur vendnumëro me Ramën, ndërsa PD do të sjellë ndryshim dhe shpresë.

Programi i PD për Mirëqënien Sociale parashikon rritje të pensioneve me të paktën 5% në vit, pagesë mujore deri në 5 vite për familje që sjellin në jetë një fëmijë, dyfishim të asistencës ekonomike për familjet në nevojë dhe mbështetje të interesave të kredive për 20 mijë familje e çifte të reja.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën.

Ne do të sjellim ndryshim dhe shpresë për Shqipërinë.

#SHQIPERIAFITON

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb