Me fundjavat krejtësisht të rezervuar “Prestige Resort” ka çelur sezonin e ri të pushimeve, veçanërisht atë të fundjavave. Masat e lehtësuara të lëvizjes dhe kufijtë e hapur e kanë kthyer bregdetin shqiptar në atraksionin dhe zgjedhjen e parë për mysafirët nga gjithë rajoni. Të mbledhur për të prekur nga afër oazin e bukur ku panorama ridimensionon paqen e tyre të brendshme, pushues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po pushojnë gjatë fundjavave në “Prestige Resort”, ku po shijojnë atraksionet e shumëllojshme që ofrohen në ambientet e kuruara me klas të resortit.

Grupi i ri i menaxhimit i “Prestige Resort”, me një histori te gjatë suksesi në industrinë e hotelerisë ndërkombëtare po bën të gjitha përgatitjet për sezonin e ri.

“Është kënaqësi të them se fundjavat tona janë plotësisht të rezervuara. Ekipi i ri menaxhimit po bën të gjitha përgatitjet për këtë verë për të mirëpritur mysafirët tanë. Që tani mund të bëni rezervimin tuaj. Jeni të mirëpritur në “Prestige Resort”, -tha menaxheri i përgjithshëm i “ Prestige Resort” Ahmet Korkut.

Paketat speciale të akomodimit, menuja e re e autentike e krijuar nga shefat e huaj me eksperiencë në kulinari, dhe shërbimi prestigjoz do ta shndërrojnë përvojën e pushimeve në një dimension unik këtë sezon të ri.

Në “Prestige Resort” çdo pjatë serviret me përkushtimin më të madh. Kombinimi mes pjatave dhe verës këtu realizohet në mënyrë të shkëlqyer, dhe kjo është një tjetër arsye se përse nuk duhet humbur.

Vëmendje të vecantë “Prestige Resort” u kushton edhe mysafirëve të vegjël, të cilët argëtohen buzë detit, apo në ambientet e kuruara vetëm për ta. Këtë vit një surprizë e madhe i pret familjet në “Prestige Resort” pasi do të hapet aquaparku i madh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb