Shqipëria është kthyer kthyer në destinacion të preferuar këtë verë për pushuesit nga diaspora, Ballkani dhe mbarë Europa. Ata kanë zgjedhur sigurinë që në këtë verë të pazakontë të pushojnë në “Prestige Resort” duke prekur nga afër relaksin dhe qetësinë që të ofron Adriatiku. “Prestige Resort” dashurohet menjëherë me shijimin e parë dhe di si tua mbajë gjallë kuriozitetin pushuesve që largohen si miq. Ju ftojmë të ndiqni materialin e përgatitur nga gazetarja Aurora Golemi.

Pandemia nuk e ka zbehur bukurinë e pushimeve në këtë verë të pazakontë. Shqiptarë e pushues të huaj kanë çare rrethimin Covid-19 për të shijuar bukurinë e bregdetit.

“Prestige Resort” është bërë oazi i bukur dhe i mbrojtur ku gjejnë qetësi qindra turistë nga Shqipëria, Kosova, rajoni dhe gjithë bota. Për të huajt pushimet në Shqipëri, janë një atraksion i vërtetë, për vetë faktin se është një vend pak ose aspak i njohur për ta dhe kufijtë e hapur, janë një mundësi e madhe. Shqipëria është një destinacion qe te fal qetësi.“Prestige Resort” në zemër të një natyre të mrekullueshme,  në mes të një pylli të dendur me pisha të paprekura në vijën bregdetare të Golemit, është për ta një përrallë.

Në “Prestige Resort adrenalina arrin maksimumin ndërsa panorama ridimensionon paqen e njerëzve. Unë zgjedh bredgetin shqiptar! në kushtet e pandemisë shqiptaret nga Shqipëria dhe Kosova e jo vetëm po eksplorojnë vendet me piktoreske për të pushuar dhe po mbështesin me zemër të gjithë ata shqiptarë që punojnë ne sektorin e turizmit. Qysh nga fillimi i sezonit turistik në masa të rrepta higjene dhe kontrolli për të garantuar shëndetin e pushuesve resorti më i bukur i Adriatikut me pamje mahnitëse pranë detit ofron bukurinë dhe paqen e shumë kërkuar për gjithkënd në një peizazh ndjellës. Prestigj Resort ishte zgjedhja e parë e  djaloshit me origjinë nga Kosova Adrian Krasniqi, që vjen nga Londra për të pushuar këtu. Plani ishte të pushonte për vetëm dy netë por Prestigj ia rrëmbeu menjëherë zemrën

“Unë jam nga Londra, ky vend është i mrekullueshëm, doli përtej pritshmërieve të mia. Doja ta shikoja vetë nga afër. Fillimisht erdha për të pushuar vetëm dy ditë por përfundova duke qëndruar 2 javë të tëra. Jam duke e shijuar është vend fantastik.  Ajo që më pëlqen është atmosfera, panorama është kaq relaksuese, është bukuri e rrallë po e shijoj. Në fillim erdha vetëm, por tani  mu bashkua edhe familja, është vërtetë bukur. Më pëlqen fakti se ka shumë njerëz nga gjithë bota që ndodhen këtu, unë vetë jam nga Kosova por kam lindur dhe jam rritur në Londër. Në fakt unë kam takuar shumë pushues serb këtu në “Prestige Resort”, çdo gjë është në rregull, është energji e mirë. Shqipëria është vend kaq i bukur, nuk u vë faj që dynden këtu, madje mendoj se Shqipërinë duhet ta vizitojnë më shumë turistë. Të gjithë po të kenë mundësinë duhet të vijnë ta vizitojnë këtë vend”,-shprehet Adriani.

Miqësia e Adrianit me vajzën e presidentit amerikan Donald Trump nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Adrian Krasniqi u fotografua shumë pranë vajzës së Trump, gjë që tregon për raportet e afërta që ai ka me jo vetëm me 25 vjeçaren por edhe me partnerin e saj Michael Boulos, i cili eshte miku i ngushtë i Adrianit. Edhe Tiffany Trump do ishte sot duke pushuar në Shqipëri duke tërhequr jo pak vëmendje por situata Covid-19 ia prishi planet e kësaj vere, megjithatë Adriani thotë për News 24 se miqtë e tij të ngushtë patjetër qe vitin e ardhshëm do të vijnë në Shqipëri për pushime

“Tiffany Trump është mikesha ime e afërt, po! Në fakt ne kishim menduar që këtë verë të vinim me të dhe grupin tonë shoqëror të pushonim në Shqipëri, pra këtu, por fatkeqësisht situata e pandemisë nuk na favorizoi, por do të vijmë vitin tjetër këtu. Mendoj se do sjell shumë miq, ata do ta pëlqejnë shumë Shqipërinë”,-thotë Adriani.

Prestige Resort ka tërhequr edhe vëmendjen e kësaj londinezeje e cila thotë se nuk ka si pushimet nën diellin shqiptar. Ndihet e sigurt nga situata COVID-19 dhe thotë se mikpritjen shqiptare e njohu kur e preku vetë nga afër në këtë resort.

“Unë jam nga Londra. Kam një mikeshë e cila jeton këtu kështu që dhe vendosa që pushimet t’i kaloj këtu dhe pse jo të kaloj ca ditë të bukura nën diellin shqiptar. Mikesha ime më solli në Prestige Resort herën e parë, u mahnita, kam një muaj që e frekuentoj. Vijmë këtu pranë pishinës, shiko vërdallë panoramën sa këndshëm që është. Plazhi është fantastik, pishinat janë fantastike.  Krahasuar me gjithë vendet që kam vizituar në Shqipëri shërbimi këtu në “Prestige Resort” është i jashtëzakonshëm, po ashtu edhe ushqimi në restorant, gjithçka këtu është e mirëmbajtur dhe kushtet e higjenës janë shumë të mira. Sa i takon situatës së Covidit ndihem e sigurt këtu nuk është se keni shumë probleme më këtë situatë nëse e krahasoj me Londrën. Ky problem as ka qenë shumë në mendjen time. Këtu në resort kushtet e higjenës janë fantastike, ka dezifektant kudo që shkoj, është super pastër kjo më bën të ndihem kaq rehat”,-shprehet londinezja.

Mikesha e saj shqiptare thotë se do t’ua rekomandojë “Prestige Resort” edhe miqve të tjerë në Londër.

“ Faktikisht motra ime vjen shpesh këtu dhe është vend super i bukur, është mrekulli, ushqimi është fantastik, shërbimi është fantastik. Atmosfera është super është vendi, është shërbimi çdo gjë këtu është pishine e veçantë. Kemi gati 2 javë që vijmë përditë është një vend shumë i bukur. Ditën e parë ishim tek pishina tjetër dhe kishte më shumë pushues të huaj sesa shqiptar. A do riktheheshe përsëri këtu? Po madje do sjell edhe miqtë e mi, “Prestige Resort” është perfekt”,-shprehet pushuesja.

Në “Prestige Resort” takuam këtë familje nga Ukraina e cila po memorizonte disa kujtime buzë detit. Kur ishin përpara zgjedhjes Turqi, Mal i Zi apo Shqipëri nuk e menduan dy herë resortin për të pushuar. I dashurojmë shqiptarët thotë gruaja. Shqipëria është vendi ku do të rikthehemi sërish!

“Është hera jonë e parë këtu në Shqipëri, meqë nuk e kishim vizituar kurrë menduam që do ishte një shanc i mirë  për të ardhur këtë verë”,shprehet gruaja.

“Për shkak të situatës Covid-19, në fakt në kishim tre destinacione që kishin kufijtë e hapur ishte Turqia, Shqipëria dhe Mali i ZI”,-thotë bashkëshorti i saj ukrainas.

“Meqe kemi qene në këto vende dhe nuk e kishim vizituar më parë Shqipërinë prandaj vendosëm që të vinim këtu. Këtu cdo gjë është fantastike pamja është e paparë, madje nuk është aq nxehtë siç është në Qipro. Po ne kemi miq nga Londra që vijnë në Shqipëri, në fakt ata na i rekomanduan. Ky resort është fantastik kemi bërë foto në gjithë vendin. Njerëzit janë kaq të dashur kaq të sjellshëm, ne i dashurojmë shqiptarët kjo është e vërtetë!”-shprehet gruaja.

E veçanta e kësaj vere është se edhe shumë pushues nga Serbia kanë ardhur për pushime në Shqipëri. Ata nuk mund të shkojnë këtë vit në Kroaci, Greqi dhe Mal të Zi pasi e ndalohen nga këto shtete. Shumica e tyre janë vendosur në plazhet e Durrësit respektivisht në Qeret apo Golem, por dhjetra familje kane zgjedhur “Prestige Resort”.  Thonë se Shqipëria është një oaz magjepsës natyror  me  kuzhinë të parezistueshme,  shkurt një diamant i paprekur natyral jo shumë larg vendit të tyre. Pushuesit serbe shprehen se veçanërisht në “Prestige Resort” kanë gjetur mikpritjen e vërtetë shqiptare me një staf miqësor të cilët i kushtojnë rëndësi te veçantë çdo detaji.

“Unë jam nga Serbia nga Novi Pazar, rajoni i Sanxhakut. Ne pamë Shqipërinë si destinacion me kufi të hapur. Kjo nuk është hera ime e parë këtu. Çdo gjë është e shkëlqyer këtu. Shqipëria po shkëlqen në turizëm. Natyra është e bukur, njerëzit janë të shkëlqyer dhe çmimet janë të mira. Zgjodha të pushoj në “Prestige Resort” pasi ma rekomandoi një miku im. Erdha dhe rezervova dhomat, këtu në këtë resort më pëlqejnë palmat më tepër, dhomat si dhe shërbimi. Në këtë resort 90% e pushuesve serbë janë nga qyteti im, njerëzit janë të sjellshëm, çdo gjë që kërkojmë na i plotësojnë.. Unë sapo prenotova një tjetër dhomë për një mikun tim që do të udhëtojë nesër nga Serbia. E di që është një linjë autobuzash enkas në Novi Sad për në Durrës”-shprehet ai.

“Shqipëria ishte i vetmi vend me kufij të hapura që mund të vija. Jam shumë i kënaqur këtu, është vërtetë vend i bukur, çdo gjë është pastër, ushqimi është i shijshëm.  Jemi kaq të kënaqur dhe te lumtur qe jemi ketu. Unë kam ardhur me familjen time nga Serbia por shikoj që kam shumë bashkatdhetar të tjerë që pushojnë momentalisht në këtë resort të mrekullueshëm. Këtu janë pushimet e para të miat në Shqipëri por shpresoj që edhe vitin tjetër të vij këtu” thotë një tjëtër pushues serb i cili pushon së bashku me familjen e tij në “Prestige Resort” prej disa ditësh

“ Unë jam nga Serbia, nga Novi Pazar. Këtu vij për herë të parë, nga të gjitha vendet që pamë në internet për të pushuar, ky resort ishte më i bukuri nga të gjithë. Por mbi të gjitha ka gjithçka që të duhet për pushimet ideale. Ka pishinë me ujë nga deti,  ka një pishinë klasike, pishinat janë të mëdha dhe të thella për të notuar, na pëlqen kjo. Kemi pranë fare edhe plazhin, detin. Jam shumë e kënaqur edhe me shërbimin këtu në Presitge është i mire personeli i shërbimit është kaq i sjellshëm me ne, ata kanë bërë çdo gjë që u kemi kërkuar. Ne erdhëm nga Serbia gjerat nuk janë mirë atje por ne pamë në internet që situata këtu është mirë prandaj ne zgjodhëm të pushonim këtu në Shqipëri. Këtu ka shumë njerëz nga Novi Sadi i Serbisë, nuk e di përse ndoshta se të gjithë pëlqejnë atë që ne pëlqejmë. Jam e kënaqur vendi këtu është plotë më pushues, të gjithë duken të lumtur dhe po shijojnë rrezet e diellit”-shprehet një pushuese nga Novi Sad i Serbisë.

“Këtu është një plazh fantastik me një pamje të mrekullueshme, na ka lanë një impresion kaq të mirë të Shqipërisë ky resort që jemi. Pamja këtu ështe perfekt, një nga pishinat që na pëlqen është me kripë”-shprehet një tjetër pushues i cili po pushon me familjen së bashku me miqtë e tij.

Ky pushues, shqiptar i Kosovës por që prej 22 vitesh jeton në Austri shprehet se ka nevojë që të të paktën një javë në vit, 100% të jetojë, të dëgjojë, të mendojë e të pushojë shqip me familjen e tij. Dhe kushtet për këtë i gjati në Prestige Resort

Edhe Peja ishte e pranishme në Prestige. Edonisi nuk rresht së zgjedhuri resortin të cilit për herë të tretë i vendos notën 10 dhe nuk e ndërron me asnjë në Shqipëri

Sink Djali nga Peja:

“ Prestige Resorti është një nga resortet më të bukura në këtë pjesë të Shqipërisë, e them me plot zemër se personalisht për ua është një vend i qetë i bukur dhe është për të gjitha moshat. Brenda dy muajve kjo është hera ime e tretë në këtë resort. Edhe prindërit i kam sjellë. Së pari është siguria e lartë stafi i mrekullueshëm. Pritja nga stafi është madhështor ne si familje nuk do ta ndryshojmë asnjëherë. Unë i jap notën 10 këtij resorti se u bënë 3 herë që vij brenda 2 muajve. Jam bërë si i familjes.

Edhe pushuesit nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut kanë përshtypjet më pozitive. Menaxherja e Përgjithshme e “Prestige Resort” Klesta Xhaferri tregon se harmonia mbizotëron mes pushuesve dhe në kulmin e pushimeve të verës gjithçka është në perfeksion.

“Jemi ne piken më të nxehtë të gushtit ajo qe ne na gëzon është edhe prezenca e pushuesve nga Serbia kemi nje harmoni mes pushuesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Serbia etj,  kjo na gëzon, na mbush me shprese na bën te ndihemi të paqtë. Të gjithë do donim që kjo verë të zgjaste më tepër”

Në zemër të Europës vendi ynë zihet në gojë nga të gjithë, por ende është i  panjohur për shumë turistë, që ndonjëherë druhen, por që kaq shumë e dëshirojnë ta prekin nga afër. Shqipëria dashurohet menjëherë me shijimin e pare dhe di të ta mbajë gjalle kuriozitetin e miqve që e vizitojnë edhe në kohëra të vështira nga fillimi në fund. Një tjetër ditë e nxehtë mesgushti mbyllet me këtë bukuri poetike duke përflakur edhe njëherë Adriatikun. Dielli zhytet ëmbëlsisht ne det, por jeta në “Prestige Resort” nuk përfundon!  Duket se aty rifillon… Por, është një histori tjetër…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb