Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Këshillin e Integrimit shprehu edhe njëherë nevojën për anëtarësim në BE jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë Ballkanit Perëndimor nisur edhe nga rreziku që i kanoset nga Putin.

Xhaçka u shpreh se duhet që BE të përshpejtojë procesin për të stabilizuar rajonin.

“Kemi ende shumë punë, për të ndërtuar Evropën në Shqipëri. Pavarësisht krizave të fundit, Shqipëria e ka vazhduar punën për integrimin. Shqipëria është gati për anëtarësim.

Prisja që lufta në Ukrainë, do ta shtynte BE drejt hapave konkrete për integrimin e BP. Ballkani Perëndimor, ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin. Kriza në Ukrainë, e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin për të stabilizuar rajonin. Sot, shohim një BE që ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë.

Ukraina, burim shpërqendrimi e arsye për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e BP

Teksa BE mendohet, ne do të vijojmë punën për evropianizimin e vendit. Vijojmë punën për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Vijojmë punën në KS, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb