Gjatë ditës së djeshme u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi kundër COVID-19 në mes të kryeministrave të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, ndërsa presidenti i Serbisë po ashtu ishte i pranishëm në takim.

“Nëse ndonjë qytetar ndodhen në Serbi apo Shqipëri dhe duhet të shërohet, shteti do t’i ndërmerr shpenzimet për shërimin e tij. E njëjta vlen për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë nëse ndodhen këtu. Me këtë qytetarët e tre vendeve nuk do të paguajnë shpenzimet nga xhepi i tyre”, tha Zaev pas nënshkrimit të memorandumit.

Zaev thotë sa duhet të ketë bashkëpunim më të madh me vendet e Ballkanit.

“Hapim korridore të gjelbërta për udhëtim për qytetarët tanë. Qytetarët, që janë bartësit e ekonomisë do të lëvizin te këto tre vende pa PCR teste, përkatësisht do të lirohen nga barra financiare dhe administrative. Duam t’ua lehtësojmë qytetarëve tanë jetesën”, tha Zaev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb