Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë në lidhje me gjyqin që Shqipëria humbi ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, ndërsa i ka kthyer dhe një përgjigje presidentit Ilir Meta.

Përmes një deklaratë, PD-ja thekson se Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet, duke shtuar se po ashtu ngelet fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi. Sipas PD-së, tashmë është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme.

REAGIMI I PD
Edhe në ditën kur i duhet të perballet me dështimin e radhës, Rama nuk bën gjë tjetër vetëm se sulmon PD dhe opozitën.
Shqipëria ngeli në baltë me Ramën për 8 vjet- ky është fakt, sikundër mbetet po fakt që shqiptarët duhet të paguajnë 4560 lekë të reja nga xhepi, këtë herë për shkak të arrogancës së Edi Ramës
Është koha për ndryshim, që Shqipëria të ketë një qeverisje të përgjegjshme. Këtë do ta vendosin shqiptarët me votën e tyre në 25 prill. Ditën kur Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb