Pas Arlind Ajetit dhe Rey Manaj, Gianni De Biasi humbet një tjetër futbollist të rëndësishëm për sfidat kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës. Armando Sadiku nuk do jetë prezent në dy takimet e vlefshme për kualifikueset “Rusi 2018”.

Sulmuesi i Zyrih i është nënshtruar mëngjesin e së martës rezonancës magnetike që ka nxjerr në pah një dëmtim në meniskun e gjurit. Nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz por prezenca e tij në sfidat kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës është e pamundur.

10-tëshi i Kombëtares do ti nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në ditët në vijim dhe pritet të qëndrojë të paktën dy javë jashtë fushave të blerta. Ky është një lajm i hidhur për De Biasin pasi humbet sulmuesin më në formë të ekipit përfaqësueses. Pesha e mungesës së Sadikut bëhet edhe më e madhe pasi tekniku italian nuk do të ketë nën dispozicion as Rey Menaj.

Sulmuesi i Pescarës duhet të qëndrojë të paktën dhjetë ditë pushim pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Kievos. Reparti i sulmit ishte pjesa më në formë e Kombëtares, tashme De Biasi duhet të mbështet vetëm tek Sokol Cikalleshin, Bekim Balajn dhe Azdren Lullakun.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: