Ministrja për Punët me Parlamentin Elisa Spiropali i është kundërpërgjigjur kryedemokratit Basha duke u shprehur se  Shqipëria nuk është në garë me asnjë vend, por është në garë me rajonin për të plotësuar kushtet për integrimin.

Sipas asaj është e paimagjinueshme që lideri i opozitës të dalë në Kuvend dhe t’u drejtohet partnerëve tonë që Shqipëria nuk e meriton të jetë në BE.

“Shqipëria nuk është në garë as me Ganën, as me ndonjë vend tjetër. Është në garë me rajonin, për të plotësuar detyrat për integrimin. Ajo që ju treguar me foto është një raport i një instituti dhe nuk shikoni raportin e Komisionit të Bashkimit Europian që e thotë qartë që Shqipëria ka plotësuar kushtet për konferencën ndërqeveritare.

Madje e dhe atdheu juaj i dytë Holanda ka votuar pra konferencës ndërqeveritare për Shqipërinë. Që nga 2013-ta e deri sot Shqipëria ka vijuar të përmbushë kushtet deri tek Reforma në Drejtësi që e latë në kthetrat e politikës. Ju i shpëtuar kësaj drejtësie. Nuk flitet për masakër zgjedhore, por flitet për zgjedhje të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe drogës. Është e paimagjinueshme që lideri i opozitës të dalë në Kuvend dhe t’u drejtohet partnerëve tonë që Shqipëria nuk e meriton të jetë në BE. Keqardhje që problemet e brendshme tuajt reflektohen në fjalën tënde. Ne po mbajmë shënim apo që ju po thoni që të përgjigjemi në seancën e ardhshme. Ne do të mbajmë përgjegjësi për sa i përket qeverisjes”- tha ajo.

 

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb