Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka folur gjatë organizimit të të rinjve të kësaj force politike në kampin e përvitshëm në bregdetin e Jalës, duke vendosur theksin te mesazhet e dy marsit.

Ai theksoi se të rinjtë janë thirrur nga Shqipëria në një mision të madh për të rikthyer demokracinë në vend dhe frymën e ndryshimit.

“Ndryshimi do filloje nga rinia. Shqipëria do të bëhet nga shqiptarët, dhe jo nga bangladeshasit. Keni kuptuar se Shqipëria ka nevoje për ndryshim dhe rikthimin e demokracisë. Këto ishin mesazhet e 2 marsit dhe jam i lumtur që ju jeni të gatshëm t’i zbatoni këto në interes të Shqipërisë. Ju do të jeni misionarët e rinisë. Lufta jonë nuk është për pushtet por për ndryshim. Ndaj Shqipëria iu thërret në një mision të madh”, tha Nesho.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb