Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje nga strehimi i afganëve që ka marrë përsipër.
Rama thotë se afganët që do të vijnë në vendin tonë nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por do të largohen në SHBA sapo t’u jetë bërë dokumentacioni për të jetuar atje.
”Ata nuk do të qëndrojnë në Shqipëri po do të largohen për në SHBA pasi t’u jetë bërë i gjithë dokumentacioni për të jetuar atje”- shkruan Rama.
Këto informacione Rama i ka dhënë gjatë një replike me një komentues në FB, teksa qytetarja e kritikon kryeministrin se Shqipëria nuk mund të marrë përsipër emergjenca të shteteve të tjera kur dhe vetë është në emergjencë.
Rama e siguron se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sa sot.
”Shkalla e papunësisë në Shqipëri është më e ulëta në rajon thotë Banka Botërore. Sa për emergjencën sociale pa precedent, Shqipëria s’ka qene asnjehere me mire dje se sa sot dhe shumë më mirë duhet e do të bëhet. Keto jane faktet, te tjerat jane opinione.”- shton Rama.
(BalkanWeb)