Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit të BE, i është përgjigjur kritikave të deputetit Gazment Bardhi.

Sipas ministrit, tendenca e vetme e deputetit Bardhi është të nxijë realitetin.

“Zoti Bardhi ka tendencë për të nxirë realitetin. Unë jam ministri i Brendshëm , këto janë statistika të Policisë së Shtetit dhe po ju them që duhet të krenohemi me faktin që Shqipëria merr pjesë në operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar, kur vetëm pak vite më parë as informacione nuk merrte. Kjo është arritje shumë e madhe dhe këtë nuk e bëra unë, por përpjekjet e vazhdueshme,. Dhe sa i përket OFL është një nga veprimet më të rëndësishme që ka ndërmarrë qeveria , ju them se  janë në total të konfiskuara 851 pasuri me vlerë 150 mln euro dhe 80% e tyre është rezultat i atij ligji”, tha Çuçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb