Mundësi me origjinë ruse Zelimkhan Abakarov, por që garon për Shqipërinë (ka nënshtetësi shqiptare), fitoi sot në mbrëmje medaljen e artë në peshën 57 kg në stilin e lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes, turne që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Në finale, ai triumfoi 7-2 ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman. Një medalje historike, pasi për herë të parë në histori Shqipëria arrin të rrëmbejë një medalje të artë, e cila vjen nga një mundës i neutralizuar shqiptar.

Abakarov bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj amerikanit Gilman, duke e dominuar sfidën dhe duke triumfuar në peshën 57 kg, ku përgjatë dy ditëve gara ishte absolut. Një triumf i jashtëzakonshëm, i një mundësi që nderoi ngjyrat kuqezi në këtë botëror, duke valëvitur flamurin tonë në mes të Beogradit.

Zelimkhan Abakarov tregoi se është një kampion, duke i dhuruar Shqipërisë një triumf historik, në një event të rëndësishëm, duke mposhtur të gjithë rivalët e tij në tapet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb