Gianni De Biasi, ashtu si edhe Edy Reja, janë gjithnjë prezent në mediat italiane, mendimi i tyre kërkohet në çdo kohë, për çdo temë. Së fundmi ish trajneri i Shqipërisë, aktualisht në krye të Azerbajxhan, në një intervistë për TuttomercatoWeb, u ndal fillimisht te eliminimi i bujshëm i Italisë:

“Maqedonia bëri lojën e tyre, praktikisht vetëm duke u mbrojtur, e kam bërë edhe unë me Shqipërinë, në 2015 në sfidën me Portugalinë. Italia është në një proces ndryshimi, duhet më shumë cilësi dhe shpejtësi”, theksoi ndër të tjera De Biasi, duke bërë në fund dhe një krahasim ndërmjet Shqipërisë dhe Azerbajxhanit:

“Tani Shqipëria po ecën mirë, kanë cilësi, mbi të gjitha në sulm, diçka që mua më mungon për momentin tek Azerbajxhani”.

Gara për titull në Serie A? Fitorja e Inter ndaj Juves do ta ndihmojë në këtë pikë të sezonit, mendoj se kanë rigjetur besim e humbur. Po flasim për një kampionat të bukur që do të luhet deri në fund mes tre ekipeve të para. Përveç Inter është edhe Napoli që po luan mirë, ndërsa Milan mbetet në krye”, theksoi De Biasi për TuttomercatoWeb.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb