Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, reagon pas thirrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësore për gjyqtarët, që të kandidojnë për pozicionet e lira në Gjykatën Kushtetuese.

Duke vlerësuar këtë hap të KLGJ, ambasadorja Yuri Kim thekson se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës.

“Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb