Eksperti i ekonomisë Zef Preçi, në një intervistë nga Skype në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se me taksën progresive, biznesi nuk njeh rritje. Preçi theksoi se taksa e sheshtë ndihmon sipërmarrësit të rriten natyrshëm.

Asnjë sistem, qoftë taksa progresive, qoftë ajo e sheshtë janë pastërtisht progresive dhe të sheshta. Të dyja janë forma të kombinuara. Rikthimi tek taksa e sheshte mund të konsiderohet si gjetje e PD-së që rivendos disa ekuilibra të fuqisë punëtore të kualifikuar. Si PD, si PS, pagën minimale e përjashtojnë, që përbëjnë 40 përqind të punonjësve. Të dyja sistemet janë funksionale. Me taksën progresive, nuk rritet biznesi. Taksa e sheshtë nuk sjell barazi, por krijon mundësi që biznesi të rritet natyrshëm. Taksa e sheshtë krijon premisa për formalizim. Taksa e sheshtë shkund sistemin dhe vendos start më të barabartë mes bizneseve dhe të punësuarit.  Pandemia ka keqësuar situatën e punëtorëve, pasi punëmarrësit e kanë shfrytëzuar situatën”, tha Preçi.

Zef Preçi nënvizon se në pikëpamjen e tij, Shqipëria ka nevojë për taksën e sheshtë.

Duhet bërë diskutimi për të rritur fashën e personave të mbrojtur. Duhet hequr dorë nga sistemi treshkallësh, sepse është penalizuar. Shteti penalizon personat që janë konkurrent më të mirë në treg. Nëse flasim për faktin se kush është më mirë, taksa e sheshtë apo progresive, nuk mund të thuash që ky sistem është i mirë e ky jo. Mendoj se duhet të aplikohet taksa e sheshtë, për nivelin duhet të bisedohet”, deklaroi Preçi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb