Kryeministri Edi Rama i është kundërpërgjigjur me një video ish-deputetit të PD-së, Edmond Spaho, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e këtij të fundit në lidhje me historinë e një familje të prekur nga tërmeti.

Rama shkruan në ‘Facebook’ se “Hienat nuk do të na ndalin dot dhe as do ta çorodisin dot Popullin, Shqipëria ka Zot!”.

Sipas Ramës, çifti i të moshuarve në Qafëzezë të Kolonjës, nuk e kanë pasur të tyren shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, ndërsa thekson se tashmë atyre iu është ofruar strehim nga bashkia Kolonjë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: