Durim Bami ka përfunduar afatin 60 ditor të qëndrimit në paraburgim në Dubai, ditën e djeshme.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se sipas ligjit të Emirateve, ai tashmë është i lirë. Vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain.

Deri më sot të gjithë personat e arrestuar në Dubai të kërkuar nga drejtësia shqiptare, sapo përfundojnë afatet e paraburgimit, lihen të lirë.

Bami, një nga krerët e shtatë bandave të hetuara në dosjen voluminoze të mundësuar falë komunikimeve të kryera në aplikacionin Sky Ecc, u arrestua së fundmi në Dubai për llogari të autoriteteve shqiptare. Durim Bami, 45 vjeç akuzohet për organizimin dhe porositjen e vrasjes të mbetur në tentativë të ish-deputetit Arben Ndoka, pasi ky i fundit organizoi një atentat ndaj tij në nëntor 2020.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: