TIRANE – Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen në festivalin evropian të këngës, “Eurovision 2016”. Edhe këtë herë përfaqësuesi i Shqipërisë do të dalë nga Festivali i Këngës në RTSH, që pritet të zhvillohet në muajin dhjetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Deri tani ka shkuar në 37 numri i shteteve që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Eurovision 2016: Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bullgaria, Qipro, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Greqia, Irlanda, Islanda, Izraeli, Italia, Letonia, Lituania, Maqedonia, Malta, Norvegjia, Holanda, Polonia, Anglia, Republika Ceke, Rumania, San Marino, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina dhe Hungaria.

Mbetet ende e paqartë nëse Bosnja do të jetë pjesëmarrëse në Eurovision 2016, pasi përfaqësuesit boshnjakë u tërhoqën me pretendimin se nuk kanë një sponsor.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb