Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, bëri me dije se pas mbështetjes financiare për ngritjen e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në Ulqin, është vendosur të jepet mbështetje financiare për ripërtëritjen e bibliotekave të dy shkollave në qytetin e Tuzit.

Gjithashtu, siç thekson Cakaj në postim, është marrë përsipër edhe pajisja me literaturë bashkëkohore e këtyre shkollave.

“Derisa të ngrihet Fondi Ndër-Shtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne do të vijojmë me mbështetje financiare të projekteve me rëndësi për ruajtjen e ngritjen e arsimit shqip në Mal të Zi.”- u shpreh Cakaj.

Në përfundim të reagimit, Ministri në detyrë Cakaj lajmëroi se brenda një kohe të shkurtër do të bëhet e mundur hapja e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Ulqin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb