TIRANË

Shqipëria mbetet jashtë hartës së koronavirusit që ka përfshirë disa vende në botë, përfshi edhe fqinjët tanë. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Ajo informoi se janë testuar 42 raste por kanë rezultuar negative.

“Asnjë rast i konfirmuar me koronavirus në Shqipëri. Janë testuar 42 raste të reja të cilat kanë rezultuar negative. Po bëhet një punë voluminoze, intensive në pikat kufitare për të kontrolluar çdo udhëtar.
Mbështes punën e urgjencës kombëtare dhe bashkëpunimin me epidemiologët e kujdesit shëndetësor për punën e tyre”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja tha se po vijojmë me të gjithë masat për të shtuar stokun ekzistues të materialeve të mbrojtjes personale. “Puna jonë e fokusuar në materialet për mbrojtjen e personelit shëndetësor është në front të parë”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb