Instituti i historisë ka publikuar dokumente të viteve 1980, ku tregohet qasja komuniste mbi monumentet e kulturës.

Sipas Institutit të Historisë, ka pasur praktika të njëjta edhe në vendet e tjera ish komuniste, por të shkohet deri tek stani, shpella, çezma dhe pastiçeria, – Shqipëria mbetet unikale në natyrën e indoktrinimit të thellë.

Shkresa e nëntorit 1984 mban firmën e Ministres Tefta Cami dhe është një prej shumë dokumenteve pjesë e vëllimit IV “Indoktrinomi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”, botuar nga Instituti I Historisë me fondacionit gjerman KAS (Konrad Adenauer Stiftung).

Teksti i plotë i propozimit të ministres Cami (1984).

Informacion i Ministrisë së Arsimit dërguar Komitetit Qendror të PPSH lidhur me shpalljen monument kulture të disa objekteve që lidheshin me aktivitetin e Enver Hoxhës.

Tiranë, më 9 nëntor 1984

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE KULTURËS

DREJTORIA E KULTURËS

Nr. 1981/1 Prot

Lënda: Për monumente kulture

KOMITETIT QENDROR TË PPSH, TIRANË

Komitetet ekzekutive të rretheve Korçë, Vlorë, Shkodër, Librazhd, Gramsh, propozojnë që disa baza ku ka jetuar dhe punuar shoku Enver Hoxha gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të shpallen monumente kulture.

  1. Në rrethin e Korçës
  2. Banesa ku ka zhvilluar aktivitetin e saj shoqëria jashtëshkollore “Rinia korçare”. Kjo banesë ka qenë qendra e shoqërisë jashtëshkollore “Rinia korçare”, e ci1a, nën drejtimin e grupit komunist të Korçës, ka luajtur një rol të rëndësishëm për organizimin dhe edukimin e rinisë me frymë demokratike dhe në luftën kundër regjimit të Zogut. Në organizimin, drejtimin dhe aktivitetet e zhvilluara nga kjo shoqëri një rol të rëndësishëm ka luajtur shoku Enver Hoxha gjatë qëndrimit të tij në Korçë në vitet 1937-39. Gjendja e godinës nuk është e mirë, ka nevojë për rregullime.
  3. Godina e vjetër e liceut të Korçës si dhe godina e repartit ushtarak që është në oborrin e shkollës. Në këtë godinë shoku Enver ka zhvilluar aktivitet, ka dhënë mësim dhe ka qenë nxënës. Gjendja e godinës është e mirë.
  4. Çezma e Shetros. Shoku Enver ka zhvilluar aktivitet revolucionar. Çezma nuk ekziston.
  5. Pastiçeri Kristali. Shoku Enver ka zhvilluar takime me shokët e grupit komunist të Korçës. Gjendja e godinës nuk është e mirë, ka nevojë për meremetim.
  6. Pallati i Kulturës në bulevardin “Lenin”.

Janë zhvilluar zgjedhjet bashkiake, ka marrë pjesë shoku Enver Hoxha. Gjendja e godinës është e mirë.

  1. Dyqani i Koci Bakos. Shoku Enver ka zhvilluar aktivitet revolucionar, mbledhje me shokët e grupit komunist. Godina nuk ekziston. Është bërë maketi dhe mendohet të ndërtohet siç ka qenë.
  2. Dyqani i Miho Lakos. Shoku Enver ka zhvilluar aktivitet revolucionar, mbledhje me shokët e grupit komunist. Godina nuk ekziston.
  3. Banesa e Sotir Gurës. Shoku Enver ka zhvilluar veprimtari revolucionare. Gjendja e godinës është e mirë.
  4. Banesa në fshatin Shtyllë e Behar Shtyllës.

Shoku Enver ka ndenjur një natë, është bërë takim me përfaqësuesit e misionit anglez. Godina nuk ekziston, në vend të saj është ngritur një godinë e re.

  1. Në rrethin e Vlorës.
  2. Banesa e Mahmut Xhafës (Hoshtimë). Kjo shtëpi ka qenë bazë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këtu janë strehuar shokë ilegalë. Ka qëndruar shoku Enver gjatë rrugës për shpartallimin e fraksionit antiparti në qarkun e Vlorës. Shtëpia vitet e fundit ka pësuar ndryshime nga origjinali, është në gjendje të mirë.
  3. Banesa e Hajredin Selfos në Kërkovë. Në vazhdim të rrugës për shpartallimin e fraksionit antiparti shoku Enver Hoxha ka qëndruar në këtë banesë, shtëpia vitet e fundit ka pësuar ndryshime, është në gjendje të mirë.
  4. Banesa e Sherif Hasanit në Mazhar

Në këtë banesë u prit dhe qëndroi shoku Enver gjatë rrugës për në Tragjas në luftë kundër fraksionit. Shtëpia ka pësuar ndryshime ka qenë me dy kate, sot ka vetëm një kat.

  1. Banesa e Islam Gjonit në Tragjas. Në këtë banesë, nën drejtimin e shokut Enver Hoxha, është bërë mbledhja ku u shpartalluan përfundimisht elementët e fraksionit. Banesa është në gjendje rrënoje.
  2. Shtëpia e Murat Xhelilit në Dushkarak. Në këtë banesë në 5 shtator 1943 është formuar Këshilli Nacionalçlirimtar i Qarkut. Shoku Enver Hoxha ka organizuar mbledhje për shpartallimin dhe demaskimin e elementeve antiparti. Pronari i ri ka bërë ndryshime në banesë.

III. Në rrethin e Gramshit

  1. Banesa e File Musajt në fshatin Kishtë. Shoku Hoxha me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm u strehua dhe qëndroi nga data 23-29 shkurt 1943. Ndërtesa është djegur gjatë viteve të Luftës. Në afërsi është ndërtuar një ndërtesë tjetër e ngjashme me të parën, ku banon një familje me qëndrim jo të mirë politik. Është mendimi që të rindërtohet dhe të kthehet në muze.
  2. Banesa e Tare Dyrmyshit në fshatin Bërsnik. Më 1 mars 1944 është strehuar shoku Enver Hoxha dhe një pjesë e Shtabit të Përgjithshëm. Lokali është një ndërtesë dykatëshe në gjendje të mirë.
  3. Banesa e Nezir Ali Qetit në fshatin Stror. Me 21 shkurt 1944 shoku Enver Hoxha ka qëndruar së bashku me një pjesë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Banesa është në gjendje të mirë.
  4. Në rrethin e Librazhdit
  5. Stani i Qazim Peshkut në fshatin Kostenjë. Nga data 26 dhjetor e vitit 1943 deri me datën 11 janar 1944 është strehuar shoku Enver Hoxha dhe anëtarë të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Stani është i prishur, ekzistojnë vetëm gërmadhat e themeleve.
  6. Shpella e gurit “Guri i Muzhaqit” në verilindje të fshatit Orenjë Katund. Në këtë shpellë nga muaji korrik i vitit 1943 deri në muajin qershor të vitit 1944 ka qenë vendosur shtypshkronja ilegale, ku janë shtypur dokumente të rëndësishme të Partisë Komuniste Shqiptare e të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
  7. Në rrethin e Shkodrës
  8. Galeria e Arteve, ish-bashkia e qytetit të Shkodrës

Nga ballkoni i kësaj ndërtese, më 1936 shoku Enver Haxha i foli popullit të Shkodrës me rastin e mbartjes së eshtrave të patriotëve të shquar Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli. Gjendja e godinës është e mirë.

Mendimi ynë është që të shpallen monumente kulture:

  1. Godina e vjetër e liceut të Korçës (Korçë)
  2. Banesa e Islam Gjonit, Tragjas (Vlorë)
  3. Banesa e Murat Xhelilit, Dushkarak (Vlorë)
  4. Stani i Qazim Peshkut, Kostejë (Librazhd)
  5. Shpella “Guri i Muzhaqit”, Orenjë Katund (Librazhd)

Për sa më sipër kërkojmë mendimin tuaj.

MINISTRI

Tefta Cami

AQSH, Fondi 14/APSTR, Viti 1984, Dosja 45, fl. 79-

Indo

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb