Shqipëria nis pas pak ditësh fushatën eliminatore të kualifikueseve të Europianit 2024. Kuqezinjtë do të përballen me Poloninë me 27 mars, duke kërkuar kështu një rezultat pozitiv. Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata ka dhënë një intervistë për Sport Neës në Neës 24, ku ka prekur çështje të ndryshme.

Zgjedhja e Silvinjos- Më duket trajner me energji ndryshe. Ka optimizëm. Ai vjen nga një shkoll futbolli tjetër. Ne kemi kaluar shumë me trajnerë të shkollës italianës. Ai ka optimizmin që duhet me e pas. Duket sikur ka shumë besim. Pas ndeshjeve të para do të kuptojmë me tepër. Ka një staf me kampionë, ka një staf me njerëz që ka bërë mirë. Do të jetë motiv i madh edhe për djemtë që po rriten me ekipin kombëtar.

Shpresoj që ta filloj mbarë. Shumë i rëndësishëm është fillimi, shpresoj që grupi të jetë i bashkuar. Besoj që grupi është i gatshëm. Polonia ka një trajner të madh, nuk do jetë e lehtë.  Do të jetë një ndeshje interesante, do të na tregojë se ku jemi si përfaqësuese.

Lista- Shqipëria ka lojtarë mjaftueshëm të mirë. Në ndeshjen e parë do të mungojnë dy lojtarë si Gjimshiti dhe Broja. Atëherë i bie që kuqezinjtë me këto mungesa, do të jetë shumë e vështirë t’i zëvendësosh. Barra bie mbi Kumbullën. Trajneri ka optimizmin, por ka edhe presionin. Do të jetë një mision i vështirë ndaj një ekipi që mund të jetë i plotë.

Mehmeti është një djalosh i ri, po rritet, ka nevojë për përvojë. Ka nevojë për t’u bashkuar me grupin. Jasir Asani ka qenë lojtar i kampionatit shqiptar, ka patur disa vlera dikur. Duket si futbollist interesant. Le të mbështesim trajnerin.

Edhe lojtarët që luajnë në Shqipëri kanë të drejtë të mendojnë se mund të grumbullohen një ditë. Trajneri ka bërë diçka të mirë. Shqipëria është një vend i mirë, Tirana vend i jetueshëm. Klauzolën e jetesës në Shqipëri duhet ta ketë çdo trajner. Reja nuk pati energjinë e mjaftueshme. Këta që kanë ardhur e shohin futbollin me ide të reja” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: