Ish deputeti demokrat Klevis Balliu në një intervistë për “News 24” deklaroi se sipas raporteve ndërkombëtare, sot Shqipëria është më keq se 145 vende të botës të prekura nga koronavirusi.

“Legalizimi i kanabisit mjekësor është vetëm justifikim për mbjelljen e shumë tokave me kanabis sot në Shqipëri. E ndërkohë Edi Rama bën vetëm propagandë. Raportet ndërkombëtare thonë se Shqipëria është më keq se 145 vende sot në botë. Rama iu ka servirur shqiptarëve vetëm propagandë e jo para.

Edi Rama është përfaqësues i krimit të organizuar. Edi Rama ka vjedhur zgjedhjet. Kjo e vërtetoi fakti se Rama nuk hodhi në gjyq gazetën gjermane BILD. Kjo sepse atje nuk është kryeprokurore Arta Marku. Votat në zgjedhje i ka vjedhur Edi Rama. Koha e Ramës ka marrë fund”, tha Balliu.

Klevis Balliu theksoi se Edi Rama ka turpëruar Shqipërinë, teksa vjedh, sipas tij, përditë vendin.

“Vjedhje për Shqipërinë dhe para për oligarkinë. Kjo qeveri vjedh, duke kryer një korrupsion galopant, me krime të rënda zgjedhore. Kemi një pushtet monopartiak dhe me shkelje të rënda c’kombëtarizimi. Rama bën ligje antikushtetuese edhe për pandeminë, duke turpëruar parlamentin, atë që njihet si tempulli i demokracisë. Me këto akte, Rama e ka turpëruar Shqipërinë. Vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. Ai nuk ka ngopje me pushtet dhe para. Ministrja e Shëndetësisë kapet në cdo deklaratë me mashtrime, duke mohuar zjarrin, duke vërtetuar se zjarrin ia ka vënë vete nderteses  se MSH. Qartazi ngjarja ka ndodhur për djegie të dokumenteve te vjedhjeve. SPAK duhet të reagonte, por nuk ka reaguar. Është turp edhe për SPAK. Ministrat e Ramës nuk janë për popullin, por servilë të kryeministrit”, u shpreh Balliu.

Për Balliun, Rama qëndron në krye të vjedhjes që i bëhet përditë Shqipërisë.

“Rama e ka treguar vullnetin e tij për burg, duke përmendur shpesh këtë fjalë. Ai thotë shpesh herë burg, e ka nga frika. Kjo sepse ai ka frikë për koncesionet, për kullat te Stadiumi. Edi Rama jeton në një botë të mbushur me frikë. Shqipëria ka një dhunues policor në krye të vendit e jo një shtetar. Rama i ka dhënë një oligarku 40 milionë euro, e kaq iu jep shqiptarëve ndihma. Një oligark nuk mund të jetë i barabartë me një shqiptar. Erjon Veliaj pastron paratë e krimit të organizuar. Krimi i oprganizuar fle në një krevat me Rilindjen.  Rama sot drejton një regjim të drejtuar nga Facebook. Ne kemi qenë e jemi në mbrojtje edhe të Teatrit Kombëtar. Qytetarët kanë parë një qeveri që vjedh e grabit, bashkëpunimi i krimit me qeverinë vazhdon pa asnjë problem.

Qytetarët shohin shpresë në fund të tunelit tek opozita. Paratë janë të shtetit shqiptar, por i merr Ilir Beqaj. Në krye të ministrisë së Brendshme është gjeneral kanabisi. Edi Rama nuk është më një kryeministër, por klloun, sepse nuk ka më asnjë strategji. Shqipëria ka humbur 66 mijë vende pune. Në kohë pandemie, vjedhjet janë barazim me vrasje. Pandemia e papunësisë në Shqipëri është krijuar nga Co-Rama e jo nga Covid. Edi Rama është dirigjent i të gjitha vjedhjeve në Shqipëri”, deklaroi Balliu.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb