Nga: VJOLLCA KONGJONI*TIRANË-Pas shifrave të Eurostat ku Shqipëria rezultonte me pagën më të ulët minimale në Europë, edhe Instituti i Statistikave në vend konfirmon në gjë të tillë. Nga anketimi i kryer për herë të parë nga INSTAT kostoja mesatare për një orë punë e një punonjësi në vend arrin në 2,2 euro. Kjo tregon se punëtori shqiptar është më pak i paguari në rajon dhe Europë. Shifrat janë bërë të ditura nga Kreu i INSTAT Gjergj Filipi i cili ka prezantuar për herë të parë të dhënat e anketës mbi kostot e punës për vitin 2013. Sipas Filipit kostoja e ulët e krahut të punës duhet të shërbejë për tërheqjen e sa më shumë investitorëve në vend.

Ndërsa për kreun e Shërbimit Kombëtar të Punës Genc Kojdheli kualifikimi i punonjësve do të çojë edhe në një pagë më të lartë për ta.

Një tjetër e dhënë nga INSTAT është edhe difernca e lartë në paga mes femrave dhe meshkujve, ku këta të fundit paguhen 10% më shumë kryesisht nga sektori privat.
Gjithashtu statistikat mbi tregun e punës gjatë vitit 2014 flasin për një rritje paralele si të punësimit me 1,3% ashtu edhe të papunësisë në vend me 1,5%. Kjo sipas Filipit shpjegohet me faktin se krahu i punës po reagon pozitivisht ndaj rigjallërimit të tregut të punës.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: