Falë donacionit të SHBA-ve dhe një pjesë e saj nga buxheti i shtetit, vendi ynë do të ketë një radar të ri në malin e Midës për hapësirën ajrore. Ky fakt është bërë me dije nga vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit përmes një postimi në ‘Facebook’, theksoi se me këtë radar apo dhe helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti në Kuçovë, do të bëjnë që Forca Ajrore shqiptare të arrijë në një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.

MESAZHI I XHAÇKËS
Forcat e Armatosura shqiptare do të kenë syrin e tyre që i mungonte për vëzhgimin e hapësirës ajrore.
22 milion $, 19 prej të cilave nga buxheti i shtetit ?? dhe 3 milion donacion i SHBA ?? u shpenzuan për ndërtimin e radarit në malin e Midës nga prestigjozët e Lockheed Martin.?
Me këtë radar, helikopterët Black Hawk që do të vijnë së shpejti, investimin në Kuçovë, apo projektet që lidhen me sistemin ajror mbrojtjes sipas standardeve të NATO, Forca jonë Ajrore arrin një nivel operacionaliteti që s’e ka patur në dekada.?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb