Lufta Rusi-Ukrainë ka shtuar rreziqet edhe për ekonominë shqiptare dhe do të frenojë ritmet e rritjes së saj. Së fundmi është Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Prillit të ‘Pasqyrës ekonomike Globale’ që ka zhvlerësuar projeksionet për një rritje ekonomike për Shqipërinë në 2% nga 4.5% që ishte planifikuar në muajin tetor duke e përgjysmuar rritjen ekonomike për vendin tonë. Ritmet e rritjes sipas FMN pritet të jenë të ulëta edhe në vitin 2023, me 2.8% dhe do të përshpejtohet lehtë në 3.4% deri në vitin 2027.

Në parashikimet e bëra nga ky institucion ndërkombëtar financiar Shqipëria vlerësohet se do të ketë rritjen më të ulët në rajon. Për Malin e Zi vlerësimi është 3.8, për Bosnjë Hercegovinën 2.4%, për Kosovën 2.8%. Maqedonia e Veriut pritet të ketë një rritje prej 3.2%. Më pak pritet ta ndiejë luftën Serbia, që vlerësohet se do të zgjerohet me 3.5% këtë vit dhe do të përshpejtohet në 4% vitet në vijim.

Whatsapp Image 2022 04 19 At 5.16.07 Pm
Whatsapp Image 2022 04 19 At 5.16.07 Pm

Më herët edhe institucione të tjera ndërkombëtare financiare rishikuan me ulje pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe pasigurinë sesa do të zgjas kjo luftë.

Banka Botërore uli pritshmërinë për rritjen ekonomike në 3.2% nga 3.8% që kishte parashikuar në fillim të këtij viti, duke iu afruar pritshmërive të institucioneve të tjera vendase e të huaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb