Shpallja e datës së konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, ka ngelur pezull për shkak të mosmarrëveshjeve që Bullgaria ka pasur me Maqedoninë e Veriut, duke mbajtur kështu ‘peng’ çeljen e negociatave. Por, pavarësisht se dje u tha se presidenti i ri Kiril Petkov tha dje se nuk do të ndryshonte qëndrim për Maqedoninë, duket se sot gjërat janë krejt ndryshe.

Në një intervistë të dhënë për ‘Financial Times’ kryeministri i ri bullgar premton një kthesë. Ai tha se Sofja do t’i japë fund pengimit të përpjekjes së Maqedonisë së Veriut për t’u bashkuar me BE-në sapo qeveria e tij e re të marrë detyrën në javët e ardhshme. “Ne do të propozojmë një proces të ri për Maqedoninë e Veriut, shumë të shpejtë, me një afat kohor të kufizuar, vetëm gjashtë muaj. Sapo vendosim të mirat në tryezë… diskutimet për kompromise janë shumë më të lehta. Ne do të përdorim grupet e punës për të gjetur zgjidhje për çështje të tilla si aktiviteti i përbashkët ekonomik, infrastruktura, kultura dhe historia. Një klimë pozitive do të hapte rrugën për perspektivën evropiane të Shkupit”, ka thënë Petkov.

Kujtojmë se qershorin e kaluar ministrat e jashtëm të vendeve të BE nuk vendosën dot një datë se kur do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pengesë këtë herë u bë Maqedonia e Veriut pas vetos që i vendosi Bullgaria. Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Shqipëria brenda dy viteve të fundit arriti të mposhte skepticizmin e disa vendeve anëtare të cilët konsideronin se Shqipëria nuk përmbushte kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit, por kësaj here ajo ishte kurban i probleme të Maqedonisë së Veriut. Kujtojmë se qeveria bullgare ishte kundër Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, për të vazhduar negociatat me qeverinë e këtij vendi. Bullgaria kërkon nga Maqedonia e Veriut të njohë rrënjët bullgare në gjuhën dhe historinë e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb