TIRANE 

Shqipëria do të marrë zyrtarisht kryesimin e OSBE-së. Vizita e parë e Edi Ramës do të jetë në Kiev të Ukrainës.

Ambasadori ukrainas Tsymbaliuk ka dhënë detaje për vizitën e Ramës në Ukrainë.

“Vizita e Ramës në Kiev do të jetë në datat 20 deri 21 janar. Ne si shtet ukrainas promovojmë marrëdhëniet e mira me përfaqësuesin e Shqipërisë”, ka deklaruar ambasadori ukrainas në OSBE, Tsymbaliuk.

  • foto galeri

Gazetari Thimi Samarxhi raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Rama fillimisht do të shkojë në Kiev, kurse më pas do të shkojë në Moskë, gjë që do të thotë se do të takojë edhe Putinin.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb