Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me kryesimin e radhës së OSBE nga Shqipëria.

“Urime Shqipërisë për marrjen e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020. Ne shpresojmë që të punojmë me kryeministrin Edi Rama për të çuar përpara misionin tonë të përbashkët për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. I lumtur që shoh një listë gjithëpërfshirëse të prioriteteve që i japin përparësi paqes dhe pajtimit.” shkruan Thaçi në postimin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb