Në datat 7-8 dhjetor 2021, në Seul u zhvillua Ministeriali i Katërt Paqeruajtjes i Kombeve të Bashkuara, i cili pritet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Koresë së Jugut për të diskutuar mbi paqeruajtjen e Kombeve të Bashkuara.

Ministeriali u realizua në variant të përzier, nëpërmjet prezencës fizike dhe me video-konferencë, si rezultat i situatës të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.

Një gamë e gjerë folësish trajtuan sfidat kryesore të paqeruajtjes, duke përfshirë ministrat e Punëve të Jashtme dhe atyre të Mbrojtjes, paqeruajtësit aktualë dhe të mëparshëm, si dhe të ftuar specialë.

Për Republikën e Shqipërisë në ministerial morën pjesë me video-konferencë delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes, i kryesuar nga zëvendësministri Dallëndyshe Bici dhe nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, i kryesuar nga zëvendësministri Megi Fino.

Bazuar në politikën e jashtme të Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura kontribuojnë aktivisht në fushat e ruajtjes dhe forcimit të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, mbrojtjes dhe promovimit e të drejtave të njeriut, si dhe çarmatimin dhe mospërhapjen e armëve.

Lidhur me angazhimet në kuadër të OKB, Forcat e Armatosura kanë kontribuar me trupa ushtarake në UNOMIG (Operacioni në Gjeorgji), MINURCAT (Misioni në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Çad) dhe UNMISS (Misioni në Sudanin e Jugut).

Ministeriali zhvillohet në një kohë veçanërisht vendimtare për paqeruajtjen, ndërsa OKB vazhdon përpjekjet e saj për të zbatuar reformat dhe për të evoluar, si dhe shfaqet si një nga mjetet kryesore përmes së cilës OKB synon të forcojë partneritetet e qenësishme globale që mbështesin operacionet paqeruajtëse në mbarë botën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb