TIRANE- Pas një seance maratonë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për pakicat kombëtare në Shqipëri. Ky vendim është përshendetur sot nga kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov.

“Moment historik për Bullgarinë pas 104 vitesh Shqipëria njohu bashkësinë etnike bullgare”, shkruan kryeministri bullgar Borisov në një postim në rrjetin social.

Për miratimin e këtij vendimi ka reaguar edhe zëvendës-kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.

“Projektligji i mungonte pakicës bullgare, tetë pakicat u njohën. Ne kemi bërë shumë përpjekje për këtë. Gjëja më e rëndësishme në një shtet demokratik që dëshiron të jetë anëtar i BE-së, është që të mos pengojë njerëzit që të identifikohen në rastin kur ata vetë identifikohen si bullgarë dhe kanë fakte historike. Falënderoj minoritetin bullgar në Shqipëri për mbledhjen e rreth 3,000 nënshkrimeve për rreth një muaj e gjysmë”, shkruan Zaharieva.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb