Deputeti i PS, Ervin Bushati i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” në News24 i është përgjigjur akuzave të opozitës për shifrën 1.15 miliardë euro që do të marrë Shqipëria nga donacionet, kreditë dhe programet e Konferencës së Donatorëve.

Ai thotë se ndërkombëtarët s’janë të çmendur që t’i japin një kryeministri këtë shifër si dhe shprehet se i sfidon akuzuesit se kush qeveri ka marrë një formë ndihme të tillë, sa 10% e GDP-së së një vendi.

”Shumë pak e kanë quajtur. S’kam përgjigje fare, dhe jam mirënjohës ndaj atyre që na kanë besuar. Nëse opozitarët duan të kenë argumenta për të mbajtur gjallë votuesat e tyre le të vijojnë. Shqipëria do të marrë një ftesë për në Europë. Dhe ata prap do të vijojnë të thonë dhe unë prap do të vij këtu te ju dhe do i përgjigjem.

Duhet të na bëjë ne që të vazhdojmë tek problematikat dhe jo tek gjërat pozitive.
Ata që thanë se nuk do të marrin asnjë lekë, nuk i jep njeri korrupsionit etj. Nuk do të ketë asnjë qeveri, dhe cila qeveri ka marrë një nidhmë në raport 10% me GDP të vendit. Unë s’do i përgjigjem çdo fjale politike, se s’janë argumente. S’janë të çmendur ata që i japin një kryeministri 1.15 miliardë euro.”- tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb