Analisti Fatos Lubonja në një lidhe direkte për rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka komentuar shifrën prej 1.15 miliardë euro të ofruara nga Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë.

Lubonja thotë se qeveria ka bërë një farë pune për të marrë kaq donacione pasi Rama është i aftë për të propaganduar dhe për të paraqitur një Shqipëri të tronditur.

Por ai kritikon Ramën përsa i përket menaxhimit të këtyre donacioneve, pasi thotë se është më i keqi i mundshëm për t’i menaxhuar në mënyrë transparente.
Kurse sa i përket ndryshimeve në ligjin për betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, Lubonja tha se Rama dha urdhërin për ta miratuar sa më shpejt për shkak se ndihet i rrezikuar dhe i alarmuar. Mazhoranca nuk priti opinionin e Komisionit të Venecias duke kaluar ndryshimet ligjore të cilat nxjerrin ‘jashtë loje’ Presidentin sa i përket betimit të gjyqtarëve.

Sot zëdhënësi për shtyp i Presidentit Meta, në një status në FB deklaronte se ”Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij”, por Lubonja thotë se ekzekutivi është gjithmonë më i fuqishëm. Sipas tij Meta nuk ka forcë kurse për opozitën shprehet skeptik për Bashën i cili tha se do të luftohej me mjete paqësore.

 

A nënkupton shifra e djeshme prej 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve një sukses për qeverinë?

Po, nuk e di se çfarë kupton fjala sukses fakti që u mblodhën aq shuëm para por besoj se është pak tragjike ta quash sukses. Sukesesi i shkon tërmetit pasi rriti ndjeshmërinë e ndërkombëtarëve është sidoqoftë për të përshëndetur.
Fakti që Shqipëria është në Europë ka ndikuar besoj. Qeveria ka bërë një farë pune pasi Rama është i aftë për të propaganduar për të paraqitur një Shqipëri të tronditur. Suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para të cilat mesa di unë nuk janë të gjitha para donatorësh, pra që 700 milion euro janë kredi të buta ose borxh, nuk janë ndihma. Duhet parë si do menaxhohen.
Kemi shumë gjëra për të thënë.

Rama është kryeministër, dhe kujtdo që do i ndodhte do punonte për të kërkuar ndihma mbi të gjitha është ndihma e ndërkombëtarëve që duhet çmuar në këtë rast.
Duhet parë në sy kritik, pasi nuk është e kondicionuar pasi Shqipëria është vendi që emigron më shumë, është dhe një interes i ndërkombëtarëve.
A është Rama që mund të menaxhojë më mirë këto para? Jo, është më i keqi i mundshëm .

Tek ato ndihmat që u dhanë, pashë që SHBA dha 5 milion dollarë për transparencën, monitorimin dhe menaxhimin pasi s’ka besim. Ne i kemi institucionet për monitorim por nuk funksionojnë. Edi Rama nuk mund t’i menaxhojë këto para në mënyrë transparente.

Fuqi politike padyshim që mund të marrë por jo për të mirën tonë dhe jo për korrigjimin e Shqipërisë të vërtetë, pasi unë s’kam nevojë të ma tregojë pasi e shoh me sytë e mi. Ata që kanë mbështetur qeveritë në Shqipëri kanë folur gjithmonë për arritjet, si në Bashkimin Sovjetik kur flitej për propagandë. Të flasësh sot për Shqipërinë e vërtetë duhet të dëgjosh ata që nuk kanë konflikt interesi. Propaganda sot që bën sot qeveria e Rilindjes dhe burokratët e Europës pasi gjoja ata kanë drejtuar shtetin e së drejtës kur këtu vijon shteti narkoshtet, i krimit dhe korrupsionit.

Mendoj që në këtë lojë propagandës së Shqipërisë fallco dhe asaj që duhet të japin mediat Shqipërinë e vërtetë me të gjitha hallet dhe problemet, dhe unë e gjej veten tek gazetari që do që të japë problemet dhe hallet e Shqipërisë.
Nëse ti mendon se nuk ka krim të organizuar por po thonë broçkulla gazetarët apo mediat, nuk është e vështirë shumë të shohësh nëse ka krim të organizuar apo jo. Në një anë thotë që s’ka krim të organizuar, dhe tregon atë historinë e atij VIP-it që nuk dilte pa makinë të blinduar dhe u mrekullua nga Tirana e qetë. Nga ana tjetër krijon Anti- KÇK dhe OFL.
Ai e ka të vështirë që të zbulojë këtë Shqipëri pasi është në krye të organizatës.

Problemi më i madh që ka narcisti është që ka vështirësi për dialog me veten dhe të tjerët, për të parë anët e dobëta të qeverisë. Njeri që veten e identifikon me punën që bën pra Shqipëria që po ndërton. Në vend të shohësh një dialog me të tjerët që të të thonë që ja ku janë problemet, nëse nuk bën dialog me veten që të shohësh të mirat dhe të këqijat, por krijon një Shqipëria fallco që mbulon atë të vërtetën. Kjo bën që Shqipëria e vërtetë të shkojë në gropë.

 

”Parlamentin do e shpërndajë populli”

Më qartë është ajo e Presidentit se kuptohet që ai e quan grusht shtetit për të kapur Gjykatën Kushtetuese. Që më pas të rrëzojë Presidentin. Ai e kupton që rrëzimi në këtë mënyrë Presidentit, ndërkohë që ai ka një argument tjetër që Kuvendi i kërkoi Komisionit të Venecias opinion, me gjithë që e kërkuan urdhëri i narcistit dhe omnipotentit ka thënë që mos pyesin për Venecias por bëjeni. Pra Rama ndihet i alarmuar dhe i rrezikuar.

Ndërkohë që bën një Reformë në Drejtësi, ndërton organizma të tu policore për të hequr dhe vendosur gjyqtarë, apo bën OFL-në që është një mbivendosje tek të drejtat që i ke dhënë SPAK dhe Policisë së SPAK, flasin për një ndryshim të shtetit policor që po bëhet i rrezikshëm.

 

”Rrotacion politik por me mjete demokratike”

Këto janë retorika që thotë Basha dhe Meta apo kanë ndonjë bazë sepse në fund fare Presidenti ka vetëm tre ushtarë të gardës. Lufta është vazhdimi me mjete të dhunshme. Dihet që një ekzekutiv është edhe më i fortë se një gjyqësor apo opozitës. Si do i vendosesh kundër ti me politika paqësore, apo me dhunë? Me kë dhunë me dhunën e popullit. Sidomos me këtë bandë që është përballë. Është një situatë që duhet të shqetësojë të gjithë, edhe ata që ndodhen brenda asaj partie që janë të ndërgjegjshëm .

Nëse ky njeri pastron në këtë mënyrë Presidentin, bën OFL për të hequr ata që do dhe për të lënë të paprekshëm ata që do, kjo vë në rrezik të gjithë në kuptimin çdo njeri. Mund të jetë i pasigurt, pastaj nuk e di duhet rezistencë, por sa ka rezistencë një popull që i nënshtrohet diktaturave dhe të këqijave këtë nuk e di.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb