Analistët Skënder Minxhozi dhe Fatos Lubonja të ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” kanë debatuar në lidhje me masat e marra nga qeveria për pandeminë e Covid-19.

Minxhozi tha se Shqipëria mund të ketë një mijë të zeza, por masat e marra nga qeveria për pandeminë janë të duhura dhe se tashmë ka ardhur koha për një hapje të ngadaltë.

Lubonja nga ana e tij deklaroi se ka probleme në mënyrën si bëhet hapja në kohë pandemie, duke shtuar edhe probleme sociale që kanë lindur nga pandemia, fakti që njerëzit janë shtrënguar ekonomikisht e maskat, sic tha ai, shiten me cmim të shtrenjtë.

Skënder Minxhozi: Janë edhe popuj që kanë dhënë jetën për lirinë dhe atje e mbyllën popullin, nuk pyetën fare për lirinë.

Fatos Lubonja: Nuk është kështu.

Skënder Minxhozi: Kur vjen puna tek Shqipëria, ne kemi nevojë që rregullat të na i përsërisësh shumë herë, sepse ne nuk i zbatojmë përndryshe. Shteti im mund të ketë një mijë të zezat, por formalisht më ka thënë që mos shko aty ku mund të bjerë virusi, shko atje ku ka më pak rrezik. Pra, masat janë të duhura e të qarta. Shumë mirë që u bë hapja, sepse nuk durohej më situata.

Fatos Lubonja: Debati është më kompleks për mendimin tim. Që ne nuk duhet të mbyllemi gjithë kohës se do vdesim ekonomikisht në një formë tjetër. Problemi është që shteti ynë sa punon, sa ka krijuar kushte që hapja të jetë sa më e programuar që të ketë minimumin e rrezikut. Tamponet prsh nuk i bëjmë, analizat e gjakut që të kontrollojmë kush ka imunitet nuk i bëjmë. Në Gjermani prsh nuk shkojnë të punojnë, por shteti iu jep lekët. Prsh nëse kemi fasoneri, mund të punohet 15 ditë të muajit dhe pjesa tjetër punon në distancë.

Skënder Minxhozi: Për fasoneritë, unë e di shumë mirë se MSH sheh respektimin e masave. Për lekët nuk e di.

Fatos Lubonja: Njerëzit kanë probleme ekonomike dhe i thuhet që të blejnë maska të shtrenjta. Maskat duhen me cmim te ulet e duhen vënë me detyrim.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb