TIRANE– Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i pranishëm në shkollën Verore Europiane komentoi rrugën ku ndodhet aktualisht Shqipëria sa i takon procesit për integrimin e saj në BE.

Bushati pohoi se Bashkimi Europian vendosi një kriter restriktiv për vendet e Ballkanit, ndërsa shtoi se asnjë nga këto vende nuk kishte përmbushur të gjitha kushtet. Mes të tjerash ai u shpreh optimist lidhur me futjen e Shqipërisë në BE, duke shtuar se ‘topi është në fushën tonë’.


“Gjatë mandatin qeverisë nuk kishte zgjerim dhe kjo nuk sjell një ndryshim të madh. Kjo pasi dhe vendet kandidate nuk ishin gati për të t’u anëtarësuar. BE vendosi një kriter kufizues, siç është rasti i vendeve tona për një kriter restriktiv. Kjo lloj retorike ka rënë në Ballkan. Këto janë të gjitha dëshmi të qarta, se BE lëviz jo me atë lloj vrulli që do donim të lëvizte. Por ku ka vullnet për reforma dhe për transportim është e vështirë që të thuhet se BE nuk është përgjigjur. Kishte vullnet bipartizan që kërkoi kohën e vet, që përkoi për reformën në drejtësi. Tashmë është e qartë që topi është në fushën tonë dhe ne nevojitet që të forcojmë konsensusin kombëtar, dialogun, që mos të jetë gjithçka retorikë”, theksoi ai.

Ndër të tjera, ministri i jashtëm tha se Shqipëria është përballë sfidave të rëndësishme, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e opozitës për të përmbushur objektivat. Bushati u shpreh se viti 2018 është viti vendimtar për Shqipërinë, pasi në pranverë të 2018 , BE do diskutojë çështjen e zgjerimit.

“Elementi i dytë sa i përket procesit të Berlinit dhe keqkuptimet që kanë lindur. Sot në kemi një pakt, si BE dhe ne e dimë çfarë do ndodhë deri në 2030 nga pikëpamja e infrastrukturës. Sa i përket instrumenteve financiare ne e kemi ende shumë punë për të bërë. Është një moment kritik për të kuptuar se cili do jete vizoni i ri BE për Ballkanin perëndimor, pasi fillon cikli i ri i BE. Nuk do ketë zgjerim vetëm me takime ministrash e kryeministrash, pasi ka nevojë edhe për vizon financiar. Po ashtu BE do shohë se si Ballkani Perëndimor i është përgjigjur krizës migrartore. Fakti që bashkëpunimi rajonal është rritur nuk do të thotë se barrierat janë hequr.

Elementi i fundit që duhet të shtroj është elementi konvergjent, pra si modernizohet shteti dhe shoqëria për situatën ekonomike. Meqë jemi pak ditë nga fillimi i parlamentit të ri, unë shpresoj që vullneti politik të demonstrohet me bashkëpunim me opozitën. Shqipëria është përballë sfidave të rëndësishme. Viti 2018 është viti vendimtar për Shqipërinë, pasi në pranverë të 2018 BE do diskutojë çështjen e zgjerimit. 2019 do jetë viti i rinovimit të institucioneve të BE”- tha Bushati.

Mes të tjerash Bushati u ndal edhe tek procesi i Berlinit, ndërsa shtoi se: “Është një shqetësim i madh jo vetëm i udhëheqësve të Ballkanit, por edhe të kancelares Merkel. Ka një cilët për implementimin e një projekti, që brenda procedurës së BE duhet të ezaurohet. Na është dashur një vit punë për të bërë hartën dhe si do jetë rajoni deri në 2030-ën. Procesi i Berlinit nuk ndan vendet se kush do të marr më shumë apo më pak. Ne duam që të shohim mekanizma të tjerë financiar, në mënyrë që këto projekte të zbatohen. Në lidhje me faktin se shqiptarët vijojnë të jenë optimist për t’u futur në BE, kjo në radhë të parë ka të bëjë me përkatësinë tonë europiane”, tha ai.
(ed.me/d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: