Prej disa ditësh, qytetarët janë izoluar në banesat e tyre për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por jo pak familje, kanë nevojë për ndihmë në këto ditë të vështira për popullin shqiptar. Ashtu sic deklaroi mbrëmjen e së premtes, gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, Elvis Naci po iu gjendet pranë me pako ushqimore familjeve që s’kanë mundësi t’i blejnë. Duke respektuar masat e sigurisë (vendosjen e maskave dhe dorezave si dhe distancën mbi 1 metër) së bashku me bashkëshorten e tij, Fatma, Elvis Naci ka shkuar në cdo derë që thërret për ndihmë e që shikon si shpresë të vetme Fondacionin Firdeus.

“Bashkë me Fatmën ishim sot në shtëpi të jetimëve, të sëmurëve, të nevojtarëve, për t’iu gjendur pranë. Jetesa e tyre sot është më e veshtirë se më parë, ndaj nëse ne kemi një mundësi të kemi ushqime në shtëpitë tona, shumë njerëz i kanë sytë dhe shpresat tek ne…”,-shkruan Naci në postimin e tij në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb