Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar në lidhje me momentet dramatike që po kalon Shqipëria pas tërmetit të fuqishëm 6.3 ballë.

Përmes një postimi në ‘Twitter’ Lleshaj u shprehu mirënjohje për heroizmin dhe punën në terren të punonjësve të Policisë, të Ushtrisë, Zjarrfikësve, Shërbimit shëndetësor, vullnetarëve e shumë të tjerëve.

“I vetmi ngushëllim për tragjedinë e sotme është heroizmi i pashoq i punonjësve të Policisë, të Ushtrisë, Zjarrfikësve, Shërbimit shëndetesor, vullnetarëve e shumë të tjerëve.
Mirënjohje pa fund për secilin ”, -shkruan Lleshaj.

Rreth 1,900 forca policie janë të angazhuara në terren, për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb