Përgatiti Mira Bregu dhe Besmir Ymeri, OKB, Gjenevë*

Prej dy ditësh në Gjenevë, më datat 11-13 maj, në Organizatën Botërore të Tregtisë u zhvillua cikli apo raportimi  i dytë i Shqyrtimit të Politikës Tregtare për Shqipërinë. Për herë të parë ky Raportim është zhvilluar ne vitit 2010.

Raportimi apo Shqyrtimi i Politikës Tregtare për çdo vend është një aktivitet shumë i rëndësishëm, thelbi i drejtimit në gjithë punën e OBT. Në qendër të kësaj pune është Mekanizmi i Rishikimit të politikave Tregtare të çdo vendi anëtare në OBT.

Pra një herë në 4 apo 5 vjet çdo vend anëtar Prezanton dhe Raporton Politikat e saj tregtare dhe ekonomike. Nëpërmjet Raportimit zyrtar, duhet të dalin edhe marrëdhëniet e vendit përkatës me këtë organizate Botërore për Tregtinë; në kuadër te angazhimeve që shteti ka marrë, apo për marrëveshjet që ai ka nënshkruar…për Bujqësinë, produktet-jo bujqësore, shërbimet, etj.

Vendet e mëdha dhe të fuqishme në fushën e Tregtisë si SHBA, BE, India, Brazili, Kina, Japonia etj. e bëjnë këtë prezantim, apo raportim më shpesh, në çdo 3 vjet.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: