Cështja e zgjerimit të BE, është diskutuar sërish në Forumin e Ambasadorëve të Ballkanit Perëndimor. I pranishëm në forum, deputeti i Bundestagut gjerman Christian Schmidt vuri në dukje ndryshimin e opinionit të grupit të CDU/CSU gjatë votimit të 29 shtatorit, krahasuar me qëndrimin e qeverisë në qershor të 2019.

Në qershor sipas Schimdt, pavarësisht qëndrimit të qeverise federale, grupi mund të kishte tendencën për një “decoupling” të Maqedonise së Veriut dhe Shqipërisë. Vlerësimi në atë moment ishte i favorshëm për Maqedoninë e Veriut, ndërsa për Shqipërinë nuk kishte disponim pozitiv dhe vendimmarrja për të mund të lihej për një moment të mëvonshem.

“Në vlerësimin tonë ndryshimi brenda grupit të CDU/CSU i dedikohet në radhë të parë impenjimit personal të Kancelares Merkel, e më tej kontakteve te ndërmarra nga vendi ynë deri në nivelet më të larta”, u shpreh Schimdt.

Sakaq, për David McAlister, Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme te Parlamentit Europian, Komisioneri i ngarkuar me zgjerimin deri më tani ka shpenzuar shumë kohë me vizitat në Ballkan, sa i takon cështjes së zgjerimit të tij në BE, por nga ana tjetër shtoi se komisionerit të ri do t’i duhet të shpenzojnë më shumë kohë në Berlin, Paris për t’i bindur këto kryeqytete lidhur me vlefshmërine e vlerësimeve të Komisionit për ecurinë e procesit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb