TIRANE-Shqipëria nis bisedimet me Azerbajxhanin për ndërtimin e gazsjellësit TAP dhe tregut të brendshëm të gazit. Ministri azer i Energjisë Natig Aliyev fillon sot një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ministria e Energjetikës së Azerbajxhanit informon se në kuadër të vizitës 2 ditore, ai do të zhvillojë negociata për bashkëpunim energjetik. Ministri i Azerbajxhanit do të zhvillojë bisedime me homologun e tij shqiptar Damian Gjiknuri. Sipas njoftimit, palët do të diskutojnë ecurinë e realizimit të planeve për ndërtimin e seksionit shqiptar të tubacionit të gazit TAP dhe mbi potencialin e zhvillimit të tregut të gazit në familje, në Shqipëri.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: