Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedime në Bashkinë Shkodër ka përkujtuar 2 prillin, duke u shprehur se sakrifica martirë u bë dritë për shqiptarët, ndërsa shtoi se regjimi diktatorial i asaj kohe ishte një regjim që vriste.

Gjatë këtij takimi Berisha gjithashtu u ndal edhe tek afera e inceneratorëve, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se është ai përgjegjësi kryesor për këtë aferë.

“Sakrifica e tyre u bë rrugë drejt përmbysjes së atij regjimi i cili vriste. Ramiz Alia zgjodhi Shkodrën, me qëllim me një urrejtje të sëmurë, për të masakruar Shkodrën. Bijtë e tyre ju mungojnë ju, por ata janë dritë për shqiptarët. Ata do nderohen gjithmonë dhe ju do mbeteni familje të nderuara. Do bëjmë gjithçka të frymëzohemi. Sot jemi në kushte shumë të vështira, por të kapërcyeshme. Sot kemi organizatë kriminale, kanë arrestuar Alqi Bllakon kur firmën e ka vendos Rama, e kanë  vendos ministrat dhe thonë që faji është individual. . Por jo janë organizatë kriminale dhe kjo është vetëm një nga aferat e tyre, por atë që po bëjnë ata janë jashtë çdo imagjinate , janë lëshuar mbi pasuritë publike sikur të ishin pronë e tyre. Është një revolucion që duhet t’i japë përgjigje kësaj klike dhe kam besim se kjo do të ndodhë.

Janë një seri shoqatash që kanë qenë para nesh grupe ani-komunist që me lëvizjet e tyre që në Kavajë qoftë këtu, në përballjen e tyre me regjimin, ato së pari ishin në kushtet e një izolimi të madh, dhe falë qytetarëve të Shkodrës dhe në mars falë qytetarëve të Kavajës çuan mesazhet e para në Europë se Shqipëria nuk do mbetet Kuba e Adriatikut. Ishin ato parulla që lëshuan studentët në lëvizjet e tyre. 2 prilli padiskutim që do jetë organizatë partnere”, tha Berisha.

Ndër të tjera Berisha bëri thirrje të gjithë qytetarëve që këtë regjim e konsiderojnë anti-shqiptar të bëhen bashkë dhe të përgatiten për beteja më të ashpra kundër tij.

“Ne nesër në pushtet do të bëjmë gjithçka për të vendosur në vendin e tyre  të përndjekurit dhe pronarët , të cilët janë trashëgimia më e shkëlqyer e PD. Ne jemi parti e pronës dhe iniciativës së lirë dhe ju garantoj që do bëjmë gjithçka për zgjidhjen më të drejtë të këtij problemi.”, tha më tej ish-kryeministri.

Berisha Shkoder Bashki (12)

Berisha Shkoder Bashki (1)

Berisha Shkoder Bashki (8)

Berisha Shkoder Bashki (6)

Berisha Shkoder Bashki (10)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb